Tifozët malazezë: Vrite, vrite shqiptarin (Video)

Në takimin ndërmjet Sutjeskës dhe Pejës, kemi dëgjuar disa thirrje skandaloze dhe raciste të tifozëve vendas.

Sport

21/10/2014 21:29

Tifozët malazezë kanë ofenduar rëndë shqiptarët në sfidën e Basketbollit, ndërmjet Sutjeskës dhe Pejës.

Ndeshja u zhvillua në Mal të ZI, aty ku kishte shumë tifozë vendas. Ata filluan të brohorisnin me thirrjet ‘Vrite, vrite shqiptarin”.

Përpos këtyre thirrjeve, kishte dhe brohoritje tjera raciste dhe fyese. Për më shumë, ju ftojmë të shikoni videon e publikuar nga Shqiponjat në Facebook.

Video