Tifozët kundër Fergusonit

Tifozët e Manchester Unitedit kanë kritikuar legjendën Sir Alex Ferguson për përcjelljen e ndeshjeve të ekipit. Ferguson ishte në tribuna në Stadium of Light të martën mbrëma ku Djajtë e Kuq u mposhtën nga Sunderland me rezultat 2:1 në takimin e parë në gjysmëfinale të Capital One Cup, disfata e tretë e njëpasnjëshme në të…

Sport

08/01/2014 16:30

Tifozët e Manchester Unitedit kanë kritikuar legjendën Sir Alex Ferguson për përcjelljen e ndeshjeve të ekipit.

Ferguson ishte në tribuna në Stadium of Light të martën mbrëma ku Djajtë e Kuq u mposhtën nga Sunderland me rezultat 2:1 në takimin e parë në gjysmëfinale të Capital One Cup, disfata e tretë e njëpasnjëshme në të gjitha garat pas asaj nga Tottenham në Premierligë dhe Swansea që u kushtoi me eliminim nga FA Cup.

Në komente të shumta të publikuara në rrjetin social Twitter, mesfushori Joey Barton shkroi: “Cili ishte kuptimi i pensionimit të tij?”.

Dhe, njësoj si ai mendojnë edhe shumë tifozë të gjigantit nga Old Trafford që janë kundër pjesëmarrjes së Fergusonit në ndeshjet e ekipit.

I pyetur për prezencën e Fergusonit dhe nëse kjo e ka vënë nën presion shtesë, pasardhësi i tij David Moyes deklaroi: “Aspak. Alex është përkrahës i madh i imi. Ai është atyre për të ndihmuar njësoj sikurse Sir Bobby”.