Tifozët kritikojnë Unitedin

Tifozë të Manchester Unitedit shprehën pakënaqësinë e tyre për vendimin e klubit për shitjen e sulmuesit Danny Welbeck te rivali i Premierligës, Arsenal.

Sport

02/09/2014 12:04

Tifozët e Manchester Unitedit u hidhëruan pasi klubi konfirmoi shitjen e sulmuesit Danny Welbeck për 16 milionë funte tek rivali i Premierligës, Arsenal.

23-vjeçari kompletoi transferimin e tij në Emirates, në mesnatë, ndërsa United njoftoi marrëveshjen njëvjeçare për huazimin e Radamel Falcaos nga Monaco.

Por, derisa shumica e tifozëve të Unitedit ishin të lumtur me ardhjen e yllit kolumbian në Old Trafford, një pjesë tjetër e mbështetësve ishin po aq të pakënaqur me largimin e një produkti të ekipit të rinjve të Unitedit, Welbeck, duke u shitur tek një prej rivalëve kryesor për katër pozitat e para në Premierligë këtë sezon.