Tifozët korçarë në mbrojtje të Skënderbeut

Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare.

Sport

21/02/2018 15:06

Mijëra qytetarë i bashkohen tubimit paqësor kundër dënimit të Skënderbeut nga UEFA.

Qytetarët kanë mbushur zonën këmbësore të qytetit në mbështetje të ekipit të zemrës.

Me ovacione dhe thirrje, qytetarët apelojnë: “Mos na vrisni endrren”. Pjesë e organizimit të tubimit edhe një peticion drejtuar UEFA-s, transmeton “Top Channel”.

Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s, për fiksim rezultatesh. Sipas kërkesës së tyre, drejtuar Komisionit të Apelit kërkohet një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet ndërkombëtare të skuadrës shqiptare dhe një gjobë prej 1 milion euro.

YouTube player