Tifozët kafshojnë fanellën e Suarezit (Foto)

Barcelona ka konfirmuar transferimin e Luis Suarezit nga Liverpool. Dhe, për mirëseardhje në Camp Nou, disa tifozë janë fotografuar duke kafshuar fanellën e tij në dyqanin e klubit.

Sport

11/07/2014 20:33

Luis Suarez është përforcimi më i ri i Barcelonës.

Golgeteri uruguaian do të nënshkruajë me gjigantin katalan gjatë javës së ardhshme pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes Barcelonës dhe Liverpoolit për transferimin e tij në Camp Nou.

Pas pezullimit nga ana e FIFA-s për kafshimin e tij ndaj mbrojtësit italian Giorgio Chiellini, Suarez është shndërruar në një prej futbollistëve më të përfolur në botë.

Dhe, pikërisht të inspiruar nga incidenti, disa tifozë janë fotografuar pranë fanellës së tij në një dyqan të Barcelonës, duke e kafshuar atë në krah, njësoj sikurse që bëri ai ndaj Chiellinit.