Tifozët e zgjedhin ekipin e Spanjës

Tifozët spanjollë e kanë zgjedhur ekipin ideal të Spanjës, i cili sipas tyre duhet të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit. Ata i votuan 23 futbollistët nga 30 të përzgjedhur nga Marca.com, ndërsa Sergio Ramos mori më së shumti vota.

Sport

12/05/2014 22:29

Tifozët kanë folur. Kur kanë mbetue më pak se 24 orë derisa selektori Vicente del Bosque do ta publikojë listën prej 30 futbollistëve që do të ftohen për Botërorin e Brazilit, më shumë se 234.000 tifozë e kanë zgjedhur ekipin që sipas tyre do të duhej të marrë pjesë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit në botë.

E përditshmja spanjolle Marca, në edicionin e saj online, ua ka mundësuar tifozëve të votojnë, ndërsa është zgjedhur lista prej 23 futbollistëve, por edhe ajo e paralistës prej 30 lojtarësh.

Sa u përket portierëve, Iker Casillas ka marrë 227.691 vota, David de Gea (188.897) e Pepe Reina (177.074). Diego López është i katërti me 76.786 vota.

Sa i përket mbrojtjes, 10 futbollistët favoritë për tifozët janë: Sergio Ramos (231.552 vota), Jordi Alba (228.795), Javi Martínez (225.481), Piqué (224.121), Azpilicueta (203.147), Carvajal (189.286), Juanfran (164.345), Albiol (103.749), Íñigo Martínez (92.199) e Monreal (85.780).

Në mesfushë dhe në sulm, tifozët kanë vendosur për këta futbollistë, që mund të përfshihen në mesin e 30 të ftuarve në listën preliminare të Del Bosques të martën: Iniesta (230.380 vota), Silva (217.146), Xabi Alonso (217.030), Busquets (213.323), Diego Costa (212.377), Xavi Hernández (202.598), Pedro (197.407), Navas (157.871), Koke (148.911), Cesc Fábregas (143.999), Thiago Alcántara (127.733), Negredo (117.659), Isco (111.375), Llorente (107.884), Mata (106.706), Cazorla (90.200) e Villa (67.876).

Befasisht, jashtë listës kanë mbetur dy futbollistë që e ndihmuan ‘Stuhinë e Kuqe’ në Botërorin e fundit, Fernando Torres e Álvaro Arbeloa.

23 futbollistët që duhet të ftohen në Botëror, sipas tifozëve

Casillas, De Gea, Reina; Sergio Ramos, Jordi Alba, Javi Martínez, Piqué, Azpilicueta, Carvajal, Juanfran, Albiol; Iniesta, Silva, Xabi Alonso, Busquets, Xavi Hernández, Pedro, Navas, Koke, Cesc, Thiago Alcántara, Diego Costa e Negredo.