Tifozët e Sutjeskas sulmojnë Prishtinën

Tifozët e Sutjeskës kanë sulmuar skuadrën e Sigal Prishtinës, e cila e fitoi përballjen në ndeshjen e zhvilluar në Mal të Zi me rezultat zyrtar 20-0 në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sport

11/02/2015 19:00

Sigal Prishtina e mposhti Sutjeskën në kuadër të Ligës Ballkanike. Sidoqoftë, tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët e Prishtinës duke hedhur mjete piroteknike në drejtim të tyre atëherë kur rezultati ishte 14 me 18 në favor të Prishtinës.

Një gjë e tillë është konfirmuar në faqen zyrtare të Facebookut të grupit të tifozëve, ‘Plisat’.

“Shkaku i ndërprerjes së ndeshjës është se tifozët e KK Sutjeskës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të lojtarëve tanë , ku njëri nga lojtarët tanë ka marrë lëndime dhe ne ende nuk e dimë se sa serioz është lëndimi i tij”, kanë njoftuar “Plisat” në Facebook.

“Në vitin e kaluar dhe këtë vit ne ishim shembull në ligën ballkanike dhe klubi jonë nuk e meriton një gjë të tillë.

“Ne e dënojmë sulmin që është bërë në lojtarët tanë dhe kërkojmë nga zyrtarët e BIBL që tifozët e Sutjeskas ta marrin dënimin meritorë”, shkruan në këtë postim.