Tifozët e Spanjës votojnë ekipin për “Kampionatin botëror 2018”

“Marca” ka krijuar një sondazh duke kërkuar përzgjedhjen e ekipit të gjerë për “Rusi 2018”.

Sport

29/03/2018 07:24

Tifozët e Spanjës kanë votuar në një sondazh për emrat e 23 futbollistëve të Kombëtares në “Kampionatin botëror 2018”.

Spanja është një prej skuadrave favorite për titull dhe e konfirmoi formën e mirë me fitoren e thellë ndaj Argjentinës në ndeshje miqësore prej 6:1.

“Marca” ka krijuar një sondazh duke kërkuar përzgjedhjen e ekipit të gjerë për “Rusi 2018”, përcjell “lajmi.net”.

Dhe, të paraqitur edhe në grafikë, këta janë futbollistët me numrin më të madh të votave për një vend në Kombëtaren e Spanjës. /Lajmi.net/