Tifozët e skuadrës së madhe kërkojnë transferimin e Shaqirit

.

Sport

10/05/2018 21:40

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City pas përfundimit të këtij sezoni.

Rënia e Stoke City nga Premierliga, do të bëjë që Shaqiri të ndërrojë ambient, ku ka disa oferta.

Janë skuadrat nga Anglia dhe Gjermania, që po shprehin interesim për ish anëtarin e Interit dhe të Bayern Munich.

Në Angli raportohet se Shaqiri mund të mbetet në Premierligë, duke u transferuar te West Ham United.

Janë tifozët e kësaj skuadre që po presion të zyrtarët e klubit që të transferojnë yllin me prejardhje nga Kosova.

Klauzola e largimit të Shaqirit nga Stoke City është 14 milionë euro./Lajmi.net/