‘Tifozët e Serbisë ta kallin Shqipërinë’

Trajneri i Serbisë, Dick Advocaat ka kërkuar nga fansat e skuadrës së tij, ta kallin atmosferën në ndeshjen shumë të rëndësishme për ta, kundër Shqipërisë.

Sport

12/10/2014 15:47

Trajneri holandez, aktualisht teknik i skuadrës së Serbisë, Advocat ka kërkuar nga fansat e skuadrës së tij, të jenë në disponim të ‘çmendur’ në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

“Në ndeshjen kundër Shqipërisë do të bëj disa ndryshime në formacion, sidomos pas lëndimit të Llazar Markoviçit”.

“Kjo sfidë pritet të jetë jetike për skuadrën tonë. Kërkoj nga tifozët që ta kallin atmosferën në këtë takim, në mënyrë që të përkrahim lojtarët tanë”, tha Advocat.

Serbia ka barazuar në ndeshjen e zhvilluar kundër Armenisë me rezultat 1-1, aq sa ka luajtur edhe Shqipëria ndaj Danimarkës.