Tifozët e Schalkes okupojnë Madridin (Video)

Tifozët e skuadrës së Schalkes kanë vendosur të okupojnë rrugët e Madridit, pasi janë paraqitur me një numër të madh para takimit të Ligës së Kampionëve që do të luhet në Bernabeu kundër Realit.

Sport

10/03/2015 19:01

Skuadra gjermane, edhe pse si mysafire, do të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët e saj, të cilët janë me një numër të madh në Madrid.

Ndonëse nuk ka një numër konkret të tifozëve që janë në Madrid, mirëpo nga fotografia shihet se ata janë me një numër mjaft të madh.

Përndryshe, Reali ka përparësi nga ky takim, pasi përballjen e parë të zhvilluar në Gjermani e fitoi me rezultat 2-0.

https://vine.co/v/O9B6hLBnwlx