Tifozët e Realit do ta urrejnë edhe më shumë Piquen, ja çfarë bëri në shortin e Ligës së Kampionëve (FOTO)

Gerard Pique ka fishkëlluar në momentin kur Napoli doli si kundërshtar i Real Madridit në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

13/12/2016 11:44

Gerard Pique është futbollist i urryer nga tifozët e Real Madridit.

Por, ata do ta urrojnë edhe më shumë pas asaj që bëri gjatë ceremonisë së shortit të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Barcelonës ka fishkëllyer në momentin kur Napoli doli si kundërshtar i Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Napoli ishte skuadra me koeficientin më të vogël në mesin e kundërshtarëve të mundshëm për “Los Blancos”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.