Tifozët e Realit: Nuk duam të luajmë kundër Juventusit

Tifozët e Real Madridit e kanë përzgjedhur Juventusin si ekipin të cilit duan t’i shmangen në shortin e së hënës që do t’i përcaktojë çiftet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2014 16:24

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” ka krijuar një sondazh duke i pyetur tifozët e Real Madridit se cila është skuadra e tyre e padëshiruar si kundërshtar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Dhe, pas më tepër se 6 mijë votash, Juventus ka dalë në krye të listës.

Kurse, kundërshtari më i dëshiruar i mbështetësve të kampionit në fuqi të Evropës është Schalke 04 i përcjell nga Paris Saint-Germain, Arsenal, Schakhtar Donetsk, Manchester City dhe Bayer Leverkusen.

Të gjitha këto pas Juventusit, ekip që shpeshherë i ka krijuar telashe Real Madridit.