Tifozët e Realit bëjnë shaka me Messin (Foto)

Tifozët e Real Madridit kanë bërë shaka me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, për penalltinë e humbur në ballafaqimin kundër Manchester Cityt.

Sport

25/02/2015 14:00

Lionel Messi ka përfunduar në shënjestër të tifozëve të Real Madridit të cilët kanë bërë shaka me të për penalltinë e humbur në ballafaqimin kundër Manchester Cityt.

Ylli argjentinas nuk realizoi nga pika e bardhë në fitoren e Barcelonës me rezultat 2:1 në Etihad të martën mbrëma.

Dhe, huqja e tij u ka dhënë arsye tifozëve të Los Blancos që të bëjnë shaka të llogari të futbollistit kryesor të Barcelonës.

Në rrjete sociale ka filluar të publikohet një fotografi e Messit në një version të një missi, por që në këtë rast ka domethënien e fjalës “huqje”, për penalltinë e humbur në Etihad.