Tifozët e Real Madridit ‘votojnë’ trajnerin e ri

“AS” ka krijuar një sondazh duke pyetur tifozët e Real Madridit se kush dëshirojnë ta drejtojë ekipin në edicionin e ri.

Sport

02/06/2018 13:51

Tifozët e Real Madridit nuk kanë dyshime se kush duhet të jetë trajner i ri.

“Los Blancos” janë në kërkim të një trajneri të ri pas vendimit të befasishëm për largim nga detyra nga Zinedine Zidane.

“AS” ka krijuar një sondazh duke pyetur tifozët e Real Madridit se kush dëshirojnë ta drejtojë ekipin në edicionin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Numrin më të madh të votave e mori menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, më tepër se të tjerët si Mauricio Pochettino, Joachim Low dhe Arsene Wenger. /Lajmi.net/