Tifozët e Real Madridit votojnë formacionin për ndeshjen ndaj PSG-së

Tifozët e Real Madridit kanë lënë jashtë skuadrës sulmuesin francez, Karim Benzema.

Sport

14/02/2018 10:29

Tifozët e Real Madridit kanë votuar në një sondazh nga “Marca” për formacionin e preferuar të tyre për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë lënë jashtë skuadrës sulmuesin francez, Karim Benzema.

Por, në vend të tij ata kanë votuar mesfushorin ofanziv, Isco, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain ndeshen sonte në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 20 e 45. /Lajmi.net/