Tifozët e Real Madridit ‘sulmojnë’ Zidanen për vendimin para “El Clasicos”

Zinedine Zidane po kritikohet për formacionin e zgjedhur për "El Clasico".

Sport

23/12/2017 12:01

Tifozët e Real Madridit janë të pakënaqur me formacionin e zgjedhur nga Zinedine Zidane për “El Clasico”.

Zidane befasoi duke lënë në bankën e rezervistëve mesfushorin Isco dhe në vend të tij inkuadroi Mateo Kovacicin.

Por, në rrjetet sociale kanë plasur kritikat në drejtim të francezit për vendimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid dhe Barcelona takohen sot me fillim nga ora 13:00 në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/