Tifozët e Real Madridit qeshen me këtë statistikë të Suarezit (FOTO)

Golin e fundit Suarez e ka shënuar me 16 shtator të viti 2015 në ndeshjen ndaj Romës.

Sport

26/09/2017 12:31

Luis Suarez ka harruar kur ka shënuar gol si mysafir në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Barcelonës është në kërkim të golit të parë pas plot dy vitesh në duelet në udhëtim, shkruan “Mundo Deportivo”.

Golin e fundit Suarez e ka shënuar me 16 shtator të viti 2015 në ndeshjen ndaj Romës, përcjell “lajmi.net”.

Suarez do ta ketë mundësinë ta thyejë statistikën negative të mërkurën mbrëma në ballafaqimin me Sporting Lisbonën në Portugali. /Lajmi.net/