Tifozët e Real Madridit nuk e duan këtë kundërshtar në shortin e Ligës së Kampionëve (FOTO)

Tifozët e Real Madridit kanë një kërkesë të veçantë për shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/03/2017 08:23

Tifozët e Real Madridit nuk e dëshirojnë Bayern Munichun për kundërshtar në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Në një sondazh të realizuar nga “AS.com”, 70 për qind e tyre e ka zgjedhur gjigantin bavarez si skuadrën me të cilën nuk dëshirojnë të takohen në fazën tjetër të garës.

Në pozitën e dytë është Juventus me 16 për qind të votave, përcjell “lajmi.net”.

Shorti që do t’i përcaktojë çiftet çerekfinaliste do të fillojë sot në ora 12:00. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6