Tifozët e Real Madrid zgjedhin transferimin e ri

Tifozët e Real Madrid i ka thënë ‘PO’ një rikthimi të mundshëm të James Rodriguez në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

22/11/2018 12:16

Kthimi i mundshëm i James Rodriguez në Madrid ka marrë mbështetjen e tifozëve.

Ylli kolumbian në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të huazimit dy vjeçar.

Rreth së ardhmes së tij ka pasur shumë zëra, duke u lidhur me shumë skuadra të mëdha të Evropës.

Por, James Rodriguez karrierën mund të vazhdojë edhe të ish skuadra e tij, Real Madrid.

Së paku, konfirmimin e tifozëve të Realit për këtë gjë tashmë e ka marrë, në një sondazh të ‘AS’, ku 73.8 për qind kanë votuar pro rikthimit të tij./Lajmi.net/