Tifozët e Real Madrid kërkojnë transferimin e këtij sulmuesi në Bernabeu

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është lojtari i preferuar i tifozëve të Real Madridit.

Sport

27/07/2018 16:21

‘Los Blancos’ kanë zgjedhur sulmuesin anglez si të preferuarin e tyre për fazën e sulmit pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Real Madrid këtë verë ka mbetur pa Cristiano Ronaldon që është transferuar te Juventus, dhe ende nuk ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij.

Në një sondazh online të hapur nga ‘Marca’, Harry Kane ka mbledhur 26 për qind të votave të tifozëve të Real Madrid.

Ai ka lënë pas sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani me 14 për qind.

Me përqindje të njëjtë në vendin e tretë është renditur sulmuesi i Interit, Mauro Icardi./Lajmi.net/