Tifozët e Napolit kundër Cavanit

Ylli i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani dikur ishte idhull i tifozëve të Napolit. Por, sot ai konsiderohet si tradhtar. Sulmuesi u ballafaqua me vërshëllima në ndeshjen miqësore në San Paolo.

Sport

11/08/2014 23:18

Edinson Cavani ishte futbollist i Napolit gjatë periudhës 2010-2013. Për këto tri edicione, ylli uruguaian u shndërrua në idhull të tifozëve në San Paolo.

Mirëpo, në verën e vitit të kaluar ai u largua nga klubi duke u transferuar në Paris Saint-Germain. Ky transferim duket se ka shuar përkrahjen e tifozëve të Napolit në drejtim të tij.

Kështu doli të jetë sonte kur Cavani u rikthye në Napoli si kundërshtar meqë zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën e tij PSG dhe u vërshëllye në çdo kontakt me topin.

Shikojeni reagimin e tij ndaj vërshëllimave pas përfundimit të pjesës së parë të sfidës e cila u fitua nga PSG me rezultat 2:1.