Tifozët e Milanit do të befasohen nga emri i futbollistit që po largohet nga San Siro (FOTO)

Milan përgatitet për largimin e talentit Patrick Cutrone.

Merkato

29/07/2017 11:11

Talenti i Milanit, Patrick Cutrone është shumë pranë largimit nga klubi.

Edhe pse shkëlqeu në ndeshjet përgatitore duke realizuar dy gola në fitoren 4:0 ndaj Bayern Munichut, ai nuk do të jetë pjesë e “Rossonerëve” në sezonin e ri.

“Tuttosport” raporton se 19-vjeçari do të kalojë tek Torino, përcjell “lajmi.net”.

Cutrone ka kontratë me Milanin deri më 2018. /Lajmi.net/