Tifozët e Man Utd e duan Vidalin

Tifozët e Manchester Unitedit e duan Arturo Vidalin në ekipin e tyre. Madje, njëri prej tyre e ka shfaqur një pankartë, përmes së cilës kërkon nga drejtuesit e klubit ta angazhojnë futbollistin kilian.

Sport

24/07/2014 10:20

Manchester United e shkatërroi ekipin LA Galaxy 7:0 në ndeshjen e parë para-sezonale, por një tifoz ishte i qartë se ata kanë nevojë për lojtarë të rinj.

Dhe, për një posaçërisht. Ai u pa në tribuna, me një pankartë të madhe ku shkruante ‘Sign Vidal’ (Transferojeni Vidalin), duke iu drejtuar menaxherit Louis van Gaal që ta transferojë mesfushorin kilian të Juventusit.

United thuhet se i kanë bërë gati 50 milionë euro për lojtarin, por ata duhet ta mposhtin konkurrencën e Liverpoolit.

Sidoqoftë, nëse dëshiron ta bëjë këtë tifoz të lumtur, Van Gaal duhet ta transferojë futbollistin nga Kili.