Tifozët e Man.United dhe Liverpool e quajnë “majmun të zi” yllin e Crystal Palace

Wilfred Zaha ka akuzuar tifozët e Manchester United dhe Liverpool për sjellje raciste, pasi e kanë quajtuar “majmun të zi”.

Sport

22/07/2017 20:54

Ai ka thënë se mbështetësit e dy skuadrave i kanë dërguar mesazhe në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net

“Nëse tifozët e Man United dhe Liverpool ndjehen më mirë duke më thirrur majmun i zi, le të vazhdojnë nëse kjo e bën ditën e tyre më të mirë”, ka shkruar Zaha në Instagaram.

Thirrje për zhdukjen e racizmit ka pasur gjatë gjithë kohës edhe nga UEFA dhe FIFA, por edhe nga skuadrat. /Lajmi.net/

Wilfried Zaha thotë se ai është quajtur majmuni i zi në mediat sociale