Tifozët e Liverpoolit të befasuar me klubin për vendimin e Karius

Së fundmi po flitet rreth një kalimi të Loris Karius në drejtim të gjigantit turk Besiktas.

Sport

20/08/2018 23:24

Loris Karius pritet t’i bashkohet Besiktasit në formë huazimi për dy vite. Turqit kanë ofruar afro 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e portierit gjatë një viti si huazim, me mundësi blerje në vitin e ardhshëm për shumën e 8 milionë eurove.

Gjermani e nisi mirë aventuren e tij me Liverpool duke fituar vendin startues në formacionin e Klopp dhe duke e lënë në bankën rezervë belgun Mignolet, por, ishte finalja e Ligës së Kampionëve “nokauti” për ish portierin e  Mainz 05. Dy golat e pësuar nga Liverpool ishin pasojë e gabimeve të 25 vjeçarit.

Karius do të jetë portieri i dytë i larguar nga Liverpool brenda një kohe të shkurtë. Dany Ward u bashkua me Leicester City për 14 milionë euro dhe tifozët janë të befasuar se si është e mundur që Karius të shitet më lirë se Ward i cili është portier pa eksperiencë.

Transferimi i Alisson Becker nga Roma duket se e ka përjashtuar Kariusin nga planet e Klopp. /Lajmi.net/