Tifozët e Lazios shkatërrojnë gjyqtarin që përjashtoi Immobilen

Në ndeshjen e të hënës Lacio-Torino, Ciro Imobile u ndëshkua me karton të kuq në minutën e  45-të nga arbitri i ndeshjes Piero Xhakomeli.

Sport

14/12/2017 16:25

Deri në atë moment ndeshja ishte 0-0, ndërsa në fund Torino fitoi me rezultatin 1-3.

Tifozët e Lacios ishin tepër të acaruar më arbitrin Xhakomeli pas ndeshjes. Kështu ata kanë gjetur një mënyrë tepër të veçante për tu “hakmarrë” ndaj tij.

Ata kanë mësuar se arbitri është pronar i një restoranti dhe së bashku kanë vendosur ti japin atij vlerësime të këqija në “Tripadvisor” (aplikacion ku mund të vlerësosh biznese të ndryshme pasi i ke provuar).

Menjëherë pas disa vlerësimeve të tifozëve të Lacios, restoranti i tij tashmë vlerësohet me 1,4 yje në “Tripadvisor”. Pra mund të themi, se tifozët e Lacios e morën njëfarë “hakmarrje” ndaj arbitrit.