Tifozët e Kroacisë befasohen nga çmimi i birrave në Shkodër

Tifozëve të Kroacisë u pëlqen shumë qyteti i Shkodrës.

Sport

06/10/2016 14:17

Tifozët e Kroacisë janë duke kaluar mirë në Shkodër para duelit me Kosovën.

Një prej tyre në prononcim për portalin “24sata.hr” ka thënë se gjithçka është në rregull para duelit që do të zhvillohet sonte.

Nuk ka problem e as rrahje, thjesht atmosferë fantastike mes dy grupeve të tifozëve, përcjell “Lajmi.net”.

“Birra kushton 130 lekë, 137 lejë janë 1 euro”, deklaroi ai.

“Sigurimi rreth hotelit ku qëndron ekipi është shumë i madh edhe pse në qytet nuk e kemi takuar asnjë polic”, shtoi një tifoz i Kroacisë nga Shkodra.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.