Tifozët e kritikojnë Benzeman, ja çfarë ka bërë Zidane

Karim Benzema është kritikuar shumë në periudhën e fundit.

Sport

09/03/2018 15:11

Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Ylli francez është kritikuar shumë në periudhën e fundit.

Por, ai vazhdon ta ketë mbështetjen e Zidane, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk kam pse them nëse [kritikat ndaj Benzemas] janë të drejta apo padrejta”, ka thënë Zidane në një konferencë për media të premten.

“Mua më intereson puna që ai bën. Do të më pëlqente sikur të shënonte sepse kishte raste, por atë që e bëri e bëri shumë mirë për ekipin. Nuk kam pse ta bind asnjëri. Ka njerëz që e njohin futbollin dhe e dinë se Karim është shumë i mirë”, shtoi ai. /Lajmi.net/