Tifozët e Kosovës bëjnë diçka speciale për Ballistin (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës po luan ndaj Maqedonisë në kualifikimet e Kampionatit Botëror të basketbollit që do të mbahet në Kinë.

Sport

02/08/2017 20:36

Ndeshja po zhvillohet në Palestrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Interesimi është i madh dhe palestra është e mbushur, përcjellë “Lajmi.net”.

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, i kanë kushtuar një mesazh special tifozit të Kombëtares së Shqipërisë, Ballist Morina.

“Krenar me ty Ballist”, thuhet në mesazhin e Dardanëve. /Lajmi.net/

20623797_10213628291084254_604985710_n