Tifozët e Juventusit me flamurin shqiptar kundër grekëve (Video)

Një grup i tifozëve shqiptarë të Juventusit e shfaqën flamurin kuqezi në ndeshjen kundër Olympiakosit në Ligën e Kampionëve. 

Sport

05/11/2014 15:35

Një grup i tifozëve shqiptarë të Juventusit ishte prezent në ndeshjen e mbrëmshme kundër Olympiakosit në Torino, që u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 3:2.

Dhe, në një xhirim që kanë publikuar në rrjetin social Facebook, ata kanë bërë me dije se e valuan flamurin kuqezi pikërisht para syve të mbështetësve të skuadrës greke që ishin përball tyre, në anën tjetër të stadiumit.

Kujtojmë, grekët kishin shpalosur një flamur të Serbisë në duelin e parë të skuadrave në Athinë, dhe tani e morën kundërpërgjigjen.

Në videon e publikuar shihet shfaqja e flamurit shqiptar në momentin e golit të Andrea Pirlos nga goditja e lirë.