Tifozët e Interit e ‘kryqëzojnë’ Icardin për këtë veprim

Tifozët e Interit janë të acaruar me Mauro Icardin.

Merkato

10/12/2018 10:51

Mauro Icardi ishte i pranishëm në ndeshjen që River Plate dhe Boca Juniors e zhvilluan në ‘Santiago Bernabeu’.

Sulmuesi argjentinas është kritikuar tej mase nga tifozët e Interit, pasi ai lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Tifozët nerazurë janë të frikësuar se Florentino Perez mund t’i jetë afruar atij për ta bindur që të kalojë në Madrid në fund të këtij sezoni.

Poashtu, tifozët e kanë kritikuar atë për organizimin e partitë, menjëherë pas humbjes nga Juventusi në Serie A. /Lajmi.net/