Tifozët e Hamburgut e “kallin” stadiumin pas rënies nga Bundesliga

.

Sport

12/05/2018 17:29

Tifozët e Hamburgut nuk kanë mundur të kapërdijnë faktin se skuadra e tyre në sezonin e ardhshëm do të luajë një ligë më poshtë.

Në fund të ndeshjes me Borussia Monchengladbavh, tifozët ultras të Hamburgut, kanë ndezur mjete të rrezikshme piroteknike, në shenj pakënaqësie me rënien nga elita e futbollit gjerman të skuadrës së tyre.

Tymi i tepërt bëri që gjyqtari të ndërpresë ndeshjen pranë rezultatit 2:1 në të mirë të Hamburugt.

Ky rezultat nuk i mjaftoi Hamburgut për të siguruar mbijetesën në Bundesligë, me Wolfsburgun që mposhti 3:1 Kolnin.

Kujtomë se do të jetë hera e parë që Hamburg do të luajë në një nivel më të ulët të garave se sa Bundesliga./Lajmi.net/