Tifozët e godasin me bukë, Ozil befason botën me veprimin e tij

Një provë e qartë u dha mbrëmë sërish nga turko-gjermani i Arsenalit, Mesut Ozil.

Sport

27/04/2018 15:19

Mesut Ozil është një nga futbollistët më të respektuar në botë, kjo pasi është i qetë dhe nuk bënte gjeste të shëmtuara.

Një provë e qartë u dha mbrëmë sërish nga turko-gjermani i Arsenalit.

Teksa po ekzekutonte një goditje nga këndi, tifozët e Atleticos hedhin një copë bukë në fushë, mbase nga rivaliteti i dikurshëm tek Reali, por gjithsesi që mbetet një gjest i shëmtuar.

Asistuesi rekordmen në Premier League nuk kthehet nga tifozët për t’iu kundërvënë por e kap bukën e puth dhe e nxjerr në një vend ku nuk do të shkelet, transmeton “Albeu.com”.

Gjesti i tij solli duartokitje të mëdha në të gjithë stadiumin, madje edhe në të gjithë botën. Të tillë njerëz nuk i duhen vetëm Europa Leagues, Anglis apo futbollit por gjithë botës.