Tifozët e Galatasarayt me flamur të Kosovës provokojnë serbët (FOTO)

Sonte në kuadër të Euroleague në basketboll, Galatasaray në Turqi përballet me skuadrën serbe, Crvena Zvezda.

Sport

21/10/2016 19:30

Raportet mes dy tifozërive nuk janë aspak të mira, sidomos pas vrasjes së një tifozi serb një vit më parë nga Stamboll.

Ndeshja e tensionuar është edhe ajo që zhvillohet sonte.

Tifozët e Galatasaray kanë provokuar ata serbë pak kohë para ndeshjes, duke u fotografuar afër palestrës ‘Abdi Ipekçi’ me flamur të Shqipërisë dhe të Kosovës, shkruan ‘Lajmi.net’.

Kjo fotografi është duke u cilësuar si provokim i madh në Serbi.

Ndeshja mes Galatasarayt dhe Crvena Zvezda ka filluar nga ora 19:00.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.