Tifozët e Galatasarayt brohoritën: Kosova, Kosova (Video)

Tifozët e Galatasarayt kanë brohoritur në përkrahje të Kosovës gjatë ndeshjes kundër Crvena Zvezdës në kuadër të Euroleague. 

Sport

22/11/2014 00:14

Takimi mes Galatasarayt dhe Crvena Zvezdës në Euroleague përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 110:103.

Mirëpo, kjo përfundoi në plan të dytë pas asaj që ndodhi para dhe gjatë takimit.

Derisa një tifoz serb i skuadrës mysafire mbeti i vdekur si rezultat i përleshjeve me përkrahësit vendas, gjatë takimit në palestër u dëgjuan thirrje: Kosova, Kosova, nga ana e nikoqirit.

Po ashtu, në tribuna nuk mungoi as flamuri kombëtar. 

Atmosfera në palestër ishte e nxehtë, siç shihet edhe në këtë xhirim.