Tifozët e futbollit qeshen me klubin e ri të Balotellit (FOTO)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është afër transferimit në klubin e ri.

Sport

25/08/2016 09:54

Mario Balotelli, futbollist i ri i …. Sionit.

Presidenti i klubit zviceran, Christian Constantin ka konfirmuar bisedimet për transferimin e sulmuesit nga Liverpool.

“Mund të konfirmoj se jemi duke negociuar rreth mundësisë së transferimit të Balotellit, në formë të huazimit”, deklaroi ai për “ticinonews.ch”, përcjell “Lajmi.net”.

“Jemi duke bërë hapa përpara, por nuk mund të them ende nëse do ta realizojmë ose jo”, theksoi Constantin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.