Tifozët e Fiorentinës: Lamtumirë kapiten, përgjithmonë me ne!

Dhimbje dhe konfuzion në shtëpinë e Fiorentinës pas vdekjes së papritur të kapitenit Davide Astori.

Sport

04/03/2018 17:21

Shumë tifozë ‘vjollcë’ janë mbledhur jashtë stadiumit ‘Artemio Franchi’, teksa kanë hedhur edhe lule për kapitenin e tyre.

“Lamtumirë kapiten, përgjithmonë me ne”, shkruhej në një transparent të vendosur nga tifozët e Fiorentinës.

Davide Astori është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel në Udine, në prag të ndeshjes Udinese – Fiorentina.

Seria A ka anuluar të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme, në shenj solidarizimi për 31 vjeçarin italian, që ishte pjesë e kombëtare së Italisë./Lajmi.net/