Tifozët e duan dënimin e yllit të Chelseas, pas veprimit në humbjen ndaj Arsenalit

Arsenal e mposhti Chelsea dje (e shtune) në derbin e Londrës.

Sport

20/01/2019 17:49

Arsenal e mposhti Chelsea në javën e 23-të në Premierligë me rezultat, 2:0.

Por, derbi i Londrës nuk kaloi pa incidente, ndërsa Marcos Alonso mund të dënohet ashpër nga Federata e Anglisë, përcjell lajmi.net.

Gjatë një aksioni të Chelseas, mbrojtësi spanjoll ka goditur anëtarin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, në kokë.

Tifozët duan që Alonso të dënohet nga Federata e Anglisë, pas atij veprimi të pahijshëm.

Spanjolli po kalon nëpër një formë të dobët te Chelsea, e që pezullimi i tij nuk do të ishte mungesë e madhe për ta. /Lajmi.net/

https://twitter.com/edwardparkerh/status/1086761087259811841