Tifozët e Belgjikës gëzohen për Januzajn

Tifozët e Belgjikës gëzohen që mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka vendosur të përfaqësojë ekipin e tyre.

Sport

24/04/2014 17:27

Tifozët e Belgjikës kanë mirëpritur lajmin se mesfushori i talentuar Adnan Januzaj ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës së tyre.

Selektori Marc Wilmots njoftoi të mërkurën se ylli kosovar i Manchester Unitedit ka pranuar që t’i bashkohet ekipit të tij, pak para fillimit të Kampionatit botëror në Brazil.

Dhe, tifozët e Belgjikës kanë shprehur gëzimin e tyre për faktin se ekipit i është shtuar një tjetër futbollist kualitativ, në mesin e të tjerëve si Eden Hazard, Radja Nainggolan e Marouane Fellaini.

Në postimet e publikuara në rrjetin social Twitter, një numër i madh i tifozëve belgë janë shprehur të lumtur me inkuadrimin e Januzajt në ekip.

Belgjika do të garojë në Grupin H me Algjerinë, Republikën e Koresë dhe Rusinë.