Tifozët e Bayernit presin në radhë për Shaqirin

Xherdan Shaqiri është shndërruar në idhull të tifozëve të Bayern Munichut. Jo vetëm në Gjermani, ata presin në radhë për ta takuar yllin kosovar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

03/08/2014 17:08

Xherdan Shaqiri spekulohet se mund të largohet nga Bayern Munich gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, kjo nuk e zbeh aspak dashurinë e tifozëve të gjigantit bavarez në drejtim të yllit kosovar. Kampioni i Bundesligës është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u përgatitur për edicionin e ri.

Dhe, klubi ka organizuar një mbrëmje ku tifozët mund të takonin Shaqirin dhe mbrojtësin Holger Badstuber. Numri i atyre që iu përgjigjën ftesës ishte i madh.

Në moshë të ndryshme, tifozët e Bayernit çmenden pas Shaqirit dhe luten që ai të mbetet në Allianz Arena.