Tifozët e Barcelonës votojnë futbollistin më të mirë të sezonit

"Marca" ka publikuar rezultatet e sondazhit të krijuar pas triumfit të ekipit katalan në La Ligë.

Sport

01/05/2018 11:19

Lionel Messi është votuar si futbollisti më i mirë i sezonit te Barcelona.

“Marca” ka publikuar rezultatet e sondazhit të krijuar pas triumfit të ekipit katalan në La Ligë.

Lionel Messi (91 për qind), Ter Stegen (76 për qind) dhe Andres Iniesta (73 për qind), janë katër futbollistët me numrin më të madh të votave, përcjell “lajmi.net”.

Ata u ndoqën nga Ivan Rakitic me 60 për qind dhe Jordi Alba me 52 për qind. /Lajmi.net/