Tifozët e Barcelonës varrosen në Nou Camp

A keni menduar ndonjëherë se mund të përcillni klubin tuaj të zemrës edhe pas vdekjes? Jo? As ne. Por, Barcelona ka njoftuar se planifikon t’i mundësojë 30 mijë tifozëve të zjarrtë që të varrosen në Nou Camp. Gjiganti katalan synon të zhvendosë një mauzole që do të ketë vend për 500 urna në Nou Campin…

Sport

17/01/2014 19:38

A keni menduar ndonjëherë se mund të përcillni klubin tuaj të zemrës edhe pas vdekjes? Jo? As ne.

Por, Barcelona ka njoftuar se planifikon t’i mundësojë 30 mijë tifozëve të zjarrtë që të varrosen në Nou Camp.

Gjiganti katalan synon të zhvendosë një mauzole që do të ketë vend për 500 urna në Nou Campin e rinovuar, ose një stadium të ri, që do të ketë kapacitet prej 30 mijë urnash.

“Kjo është një përgjigje për kërkesat e anëtarëve dhe tifozëve që duan që të mbeturat e tyre të qëndrojnë në stadium”, deklaroi drejtori i Barcelonës, Josep Ramon Vidal-Abarca për The Guardian.

“Është dëshirë e shumë anëtarëve që kam takuar, dhe kemi vendosur të gjejmë një zgjidhje”, shtoi ai.

Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të blejnë vazo të dekoruara me ngjyrat e Barcelonës në të cilën do të ‘ruhen’ të dashurit e tyre.

Për një çmim prej 2500 funtesh. Papritmas, termi ‘Jam Barcelonist derisa të vdes’ nuk e ka më të njëjtën rëndësi.