Tifozët e Barcelonës qeshen me atë që i ka ndodhur Ronaldos

Cristiano Ronaldo me efikasitet të dobët në La Ligë.

Sport

30/09/2017 08:28

Cristiano Ronaldo nuk e ka filluar me efikasitet sezonin e ri në La Ligë.

Sulmuesi i Real Madridit është 90 minuta larg të mbyll ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme në La Ligë pa shënuar gol.

Ronaldo vuajti suspendimin prej pesë ndeshjesh moslojë duke bërë që t’i humb duelet e para pas rikthimit, shkruan “Marca”.

Por, pas rikthimit nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo shpreson t’i kthehet golit në La Ligë në ballafaqimin me Espanyolin, të dielën. /Lajmi.net/