Tifozët e Barcelonës ofendojnë futbollistët

Ekipi i Barcelonës, përfshirë yllin më të madh Lionel Messi u ofenduan nga tifozët pas rikthimit në qytet nga disfata 2:1 në finalen e Copa del Rey nga Real Madrid.

Sport

17/04/2014 09:06

Skena u përsërit. Njësoj si në fundjavë pas humbjes nga Granada, dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve, një grup i tifozëve të Barcelonës e kanë pritur rikthimin e ekipit duke shprehur pakënaqësinë e tyre pas humbjes 2:1 nga Real Madrid në finalen e Copa del Rey.

Futbollistët u akuzuan si “mercenarë”, të “pafytyrë” dhe “nuk luftuat për fanellën”.

Nuk shpëtoi as Lionel Messi. Po ashtu, mbështetësit e gjigantit katalan brohoritën për shkarkimin e trajnerit Gerardo Martino, i cili sipas të gjitha gjasave edhe ashtu pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Barcelona pësoi humbjen e tretë të njëpasnjëshme në tri gara të ndryshme, duke u përshëndetur nga dy prej tyre.

Tani, mbetet vetëm lufta në ndeshjet e mbetura në La Ligë, por edhe aty do të jetë shumë e vështirë që të arrihet triumfi.