Tifozët e Barcelonës do ta duan edhe më shumë Dembelen, ja çfarë ka pyetur pas operacionit

Ousmane Dembele ka një pyetje menjëherë pas operacionit.

Sport

22/09/2017 09:15

Ousmane Dembele ka treguar vendosmërinë e tij për t’i ndihmuar Barcelonës menjëherë pas rikuperimit nga operacioni i fundit.

Përforcimi i ardhur nga Borussia Dortmund ka pyetur stafin mjekësor nëse do të jetë në gjendje të rikthehet me kohë për të luajtur në El Clasico, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Francezi ka pyetur mjekët nëse do të mundë të luajë kundër Real Madridit në El Clasico, e cila luhet më 23 dhjetor.

Dembele iu bashkua Barcelonës gjatë verës për 145 milionë euro. /Lajmi.net/