Tifozët e Atleticos e bëjnë Torresin të qajë në festën e triumfit në Ligën e Evropës

Skuadra e Atletico Madridit së bashku me tifozët kanë festuar titullin e Ligës së Evropës.

Sport

18/05/2018 23:57

Në rrugët e Madridit, kjo skuadër ka festuar suksesin e arritur në Ligën e Evropës.

Sipas medieve në Spanjë, rreth 50 mijë tifozë kishin dalë në rrugë, për të festuar së bashku me skuadrën.

Kjo festë ishte e veçantë për Fernando Torres, për të cilin ky ishte sezoni i fundit në fanellën e Atletico Madridit.

“Ky titull i kushtohet Fernando Torresit”, ka deklaruar Gabi në fjalët e para kur mori mikrofonin për t’iu drejtuar tifozëve.

Ky dedikim elektrizoi tifozët që nisën të thërrasin emrin e Torresit, duke e bërë që ky i fundit të mos mund t’u përmbahet lotëve.

“22 vjet më parë isha atje, ku sot jeni ju, dhe ëndërrova që një ditë të jem këtu”, tha Torres para tifozëve.

“Nga të gjithë gjërat që kam fituar, kjo padyshim se është më e mira. Të gjithë fëmijët që kanë ëndrra, ju them se asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht nëse jeni nga Atelti”./Lajmi.net/