Tifozët e Atalantas, banane për lojtarët e Milanit

Tifozët e Atalantas kanë bërë vepra raciste ndaj futbollistëve të Milanit. Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Bergamo, pranë këmbëve të Kevin Constant e Nigel de Jong kanë përfunduar dy banane.

Sport

11/05/2014 15:46

Racizmi në Itali s’ka të ndalur. Ky veprim i shëmtuar u pa edhe të dielën në Bergamo, ku ‘viktima’ ishin dy futbollistët e Milanit, Kevin Constant e Nigel de Jong.

Në fakt, përpara këmbëve të tyre përfunduan dy banane, një veprim ky racist i tifozëve, të cilët e përsëritën gjestin e tifozëve spanjollë, të cilët gjuajtën banane në drejtim të Dani Alvesit të Barcelonës, javë më parë.

Për t’i injoruar tifozët e Atalantas dhe për t’u dalë në krahë shokëve të tij, Philippe Mexes i duartrokiti tifozët.