Tifozët e Arsenalit: Wenger është koha të largohesh

Tifozët e Arsenali janë shfaqur me një baner shumë të papritur në ndeshjen e sotme kundër skuadrës së WBA-së.

Sport

29/11/2014 16:43

Tifozët e Arsenalit nuk janë më të kënaqur me trajneri aktual të skuadrës, dhe kështu janë duke kërkuar largimin e tij nga posti i Gunnersave.

“Arsene, faleminderit për kujtimet e mira, mirëpo është koha që të përshëndetesh nga kjo skuadër”, ishte baneri që kanë mbajtur tifozët e Arsenalit në ndeshjen e sotme.

Përndryshe, Gunnersat e mposhtën skuadrën e WBA-së me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Danny Welbeck.