Tifozë të Kosovës, Xherdan Shaqiri ka nevojë për ju …

Xherdan Shaqiri është në garë për golin e vitit nga faqja zyrtare e UEFA-së.

Sport

20/08/2016 09:13

Tifozët e Kosovës që janë duke i bërë thirrje Xherdan Shaqirit që të largohet nga Zvicra dhe të luajë për Kosovën, duhet t’i ndihmojnë atij në garë për golin e vitit nga faqja zyrtare e UEFA-së.

Goli akrobatik i Shaqirit në duelin ndaj Polonisë në “Euro 2016” është në mesin e konkurentëve për shënimin më të bukur të sezonit, përcjell “Lajmi.net”.

Përveç tij, në garë janë edhe yje të mëdha të futbollit botëror.

Gonzalo Higuain, Camile Abily, Marek Hamsik, Stephan Lichtsteiner, Saul Niguez, Ricardinho, Juan Cuadrado, Carles Alena dhe Lionel Messi, janë në garë për golin më të mirë të edicion 2016/17.

Për të votuar golin më të mirë, klikoni KËTU.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.